Përplasja për reformën territoriale, Çaushi: Kur mungon në tavolinën e punës, nuk kërkon të bashkohesh në fund

Përplasja për reformën territoriale, Çaushi: Kur mungon në tavolinën e punës, nuk kërkon të bashkohesh në fund

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar ndaj qëndrimit të opozitës lidhur me punën e Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale. Në një deklaratë drejtuar Xhelalit dhe anëtarëve të tjerë të opozitës në këtë komision, Çaushi kritikon mungesën e tyre gjatë procesit të punës dhe kundërshton kërkesën për bashkimin e nismës së opozitës me atë të mazhorancës. “Xhelalit dhe çdo anëtari tjetër të opozitës në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale: Nuk mund të bojkotoni punën e Komisionit për 4 muaj dhe më pas të vini në Komisionin e Ligjeve e të flisni me të madhe për bashkimin e nismës sonë me tuajën”, shkruan Çaushi. Ajo thekson se pjesëmarrja në procesin e hartimit të nismave duhet të jetë e vazhdueshme. “Kur mungon në tavolinën e punës, nuk mund...