Përplasja për paqen, BE-ja sfidon planin amerikan për Ukrainën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po ushtrojnë presion ndaj Ukrainës për të pranuar një marrëveshje paqeje që, sipas saj, do të përmbushte kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin. Deklaratat e saj vijnë në një moment kur po zhvillohen përpjekje të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës, ndërsa mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane po shfaqen dallime të thella për kushtet e një zgjidhjeje të mundshme. Duke folur të martën në Parlamentin Evropian, në Strasburg, Kallas deklaroi se negociatorët amerikanë janë përpjekur prej rreth një viti e gjysmë deri në dy vjet ta shtyjnë Ukrainën drejt pranimit të kushteve të Rusisë. Sipas saj, mbështetja evropiane ka qenë një nga faktorët kryesorë që e...
Burimi:
ntv.al