Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit deklaroi se 1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg. Përmes një mesazhi publik, Rama i hodhi poshtë sërish shifrat e publikuar nga Farage dhe e cilësoi këmbënguljen e Farage si diçka “djallëzore”. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shqiptarët në Britani janë studentë, punëtorë, biznesmenë dhe qytetarë të ndershëm, jo statistikë për “teatër politik”. Rama e shoqëroi postimin me një foto të krijuar nga Inteligjenca Artificiale sikur ai dhe Farage ndodhen në plazhet shqiptare duke pushuar së bashku. Kryeministri i bën sërish ftesë Farage të...