Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” mbrëmjen e kësaj të hëne, duke shprehur shqetësimin për ngjarjen dhe kërkuar respektimin e vendeve të kultit. Kisha thekson se hapësirat e shenjta nuk duhet të shndërrohen në skena konfliktesh, pasi ato përfaqësojnë vende lutjeje, paqeje dhe shërbesash fetare. Sipas reagimit, pamjet nga ngjarjet në oborrin e katedrales kanë nxitur shqetësim, ndërsa institucioni fetar rikujton rëndësinë e ruajtjes së karakterit të këtyre hapësirave. Në përfundim, Kisha u bën thirrje palëve të distancohen nga dhuna dhe të zgjedhin dialogun si mënyrë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve. Reagimi i plotë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në...
Burimi:
kohajone.com