Përplasja Milatoviç-Gjeloshaj, presidenti pretendon se është kërcënuar. Zv.kryeministri: Do ta marrësh përgjigjen

Përplasja Milatoviç-Gjeloshaj, presidenti pretendon se është kërcënuar. Zv.kryeministri: Do ta marrësh përgjigjen

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit, Jakov Millatoviç menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit  ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim. “Kërcënimet  e zëvendëskryeministrit nuk janë çështje politike, por çështje e lirisë, sigurisë dhe dinjitetit të bartësve të institucioneve më të larta dhe të vetë funksionit të Presidentit të Malit të Zi. Nëse Qeveria vazhdon të injorojë veprimet e zëvendësit të saj, lind pyetja nëse institucionet janë të lira të marrin...