Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “mollë sherri” do shpronësohet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme, ku dy biznesmenë u përfshinë në përplasje në qytetin e Vlorës. Teksa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale e ka cilësuar konfliktin si banal dhe brutal, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do ta shpronësojë zonën bregdetare në Palasë për interes publik. “Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet ti japim fund asaj historie por duhet edhe ti japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese,...
Burimi:
vizionplus.tv