Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përplasja me armë në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy autorët
👁8751
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur të ndodhur në Laç, ku humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj në rrugë. Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancë për t’u njohur me masën, ndërsa Gjeloshi, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati i tij. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Buluca vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe caktoi ndaj tyre masën “arrest...