Përplasja e fortë kokë më kokë, Maignan doli me barelë nga fusha. Francezi e kaloi natën në spital

Përplasja e fortë kokë më kokë, Maignan doli me barelë nga fusha. Francezi e kaloi natën në spital

Frikë në stadiumin “Bluenergy”, në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit, pas një përplasjeje kokë më kokë mes portierit kuqezi Maignan, i cili kishte dalë nga zona për të marrë topin, dhe shokut të skuadrës, Jimenez. Francezi mbeti i shtrirë në tokë, bashkëlojtarët kërkuan menjëherë ndërhyrjen e mjekëve. Maignan u transportua jashtë fushe me barelë, ndërsa me njërën dorë mbante kokën. Portieri, i cili ishte i vetëdijshëm, pësoi një traumë të fortë në kokë. Kontrollet mjekësore në spital rezultuan negative. Ai e kaloi natën në spital për vëzhgim dhe paraditen e së shtunës do të kthehet në Milano. I gjithë publiku në tribuna e duartrokiti Maignan në momentin e largimit nga fusha. Duartrokitje që heshtën fishkëllimat e një pjese të...