Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë
👁4859
Një 35- vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim se në datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 59-vjeçar. Pas aksidentit, i riu ishte larguar nga vendngjarja. 35-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Njoftim i Policisë: Si rezultat i sigurimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi...