Përplasi për vdekje 7-vjeçarin/ Producenti kërkoi lirinë për të shkuar te ‘Miss Globe’, gjykata i thotë ‘JO’ Petri Bozos

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin/ Producenti kërkoi lirinë për të shkuar te ‘Miss Globe’, gjykata i thotë ‘JO’ Petri Bozos

Petri Bozo TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për ndryshimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi duke mos i dhënë mundësinë të udhëtojë drejt Tajlandës për eventin 'Miss Globe'. Bozo kishte kërkuar zbutjen e masës në detyrim paraqitjeje, ndërsa në mbështetje të kërkesës kishte paraqitur edhe ftesa për pjesëmarrjen e tij në event që sipas dokumenteve do të zhvillohej nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Gjyqtarja Suela Lika ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin në shtëpi. Petri Bozo ndodhet nën këtë masë pas ngjarjes së 25 majit kur përplasi për vdekje një 7 vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri ishte...