Përplasi për vdekje 7 vjeçarin/ Gjykata rrëzon kërkesën për “arrest shtëpie” të Petri Bozo
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur”. Bozo kishte paraqitur në gjykatë disa ftesa, duke argumentuar se duhej të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Gjykata vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës dhe vendosi të lërë në fuqi arrestin në shtëpi. Petri Bozo ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimit për aksidentin e 25 majit në aksin Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mengël, ku humbi jetën një 7-vjeçar. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet dhe medias, automjeti që drejtonte Bozo përplasi të miturin. Fillimisht, ndaj producentit ishte caktuar masa “arrest...
Burimi:
ntv.al