Përplasi një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari në Sukth

Përplasi një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari në Sukth

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Sukth-Vadardhë, rreth orës 20:45, një automjet përplasi një 54-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë. Policia u njoftua për ngjarjen dhe nisi një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Brenda pak orësh, specialistët e Policisë Rrugore arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i dyshuar si drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin dhe u largua. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar edhe automjeti me të cilin dyshohet se është kryer aksidenti. I dëmtuari ndodhet aktualisht në...
Burimi: Top-Channel.tv