Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasen tre automjete pranë kryqëzimit të Shëngjinit, nuk raportohet për të lënduar
👁3564
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në dalje të qytetit të Lezhës, pranë kryqëzimit të Shëngjinit. Në përplasje janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.