Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna
👁3595
Burime nga terreni bëjnë me dije se një përplasje ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Fushë Milot, konkretisht në oborrin e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është vendosur qendra e votimit nr. 0871. Sipas informacioneve paraprake, dy shtetas të identifikuar si Kastriot (Preng) Perdoda dhe Asti Lleshi janë përfshirë në një konflikt verbal brenda perimetrit të sigurisë, i cili më pas është përshkallëzuar jashtë këtij perimetri. Konflikti dyshohet se ka përfshirë anëtarë të dy fiseve. Ende të pakonfirmuara zyrtarisht, raportimet e para sugjerojnë se Kastriot Perdoda mund të ketë qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, jashtë zonës...