Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Përpjekja e nëntë për Kuvendin – Albulena Haxhiu sërish në garë për kryetare
👁6960
Një përpjekje e re për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të bëhet nesër, e enjte në orën 10:00. Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët përpiqen të konstituojnë institucionin më të lartë ligjvënës në vend, pas dështimeve të njëpasnjëshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, ka dështuar të marrë mbështetjen e nevojshme në tetë raunde votimi, por emri i saj pritet të jetë sërish në listën e kandidatëve për votim. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë sinjale për tërheqje ose për ndryshim kandidature, pavarësisht thirrjeve të...