Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, ARRSH 5.8 milionë euro për tre rajone
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndërhyjë në akset rrugore në tre rajone në vend në funksion të përmirësimit të sinjalistikës dhe rritjen e sigurisë. Tre procedura prokurimi me një fond limit total prej 587 milionë lekësh apo rreth 5.8 milionë euro parashikojnë ndërhyrje specifike.Konkretisht bëhet fjalë për tre lote: “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)” me fond limit 196 milionë lekë, “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendër Perëndim (Tiranë) loti 2 (2025)” me fond limit 183.3 milionë lekë...