Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Francës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme serioze në transport dhe telekomunikacion. Viktimat u konfirmuan të mërkurën në mbrëmje, më 21 tetor, nga autoritetet lokale në departamentin Bouches-du-Rhône, ku qindra banorë u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Sipas gazetës franceze “La Provence”, dy gra, përkatësisht 86 dhe 26 vjeçe, u gjetën të mbytura në një bodrum në komunën Lançon-Provence, ku kishte depërtuar uji i përmbytjeve. Viktima e tretë ishte një 75-vjeçar, i cili u rrëmbye nga rrjedhat e fuqishme të ujit në zonën e Saint-Mitre-le-Rébard. Trupi i tij u gjet më pas...