Përmbysje e çmendur në “Olimpico”. Goditjet e këndit fundosin Romën, zëvendësimet nderojnë Mourinhon dhe Real Madridin (video)

Përmbysje e çmendur në “Olimpico”. Goditjet e këndit fundosin Romën, zëvendësimet nderojnë Mourinhon dhe Real Madridin (video)

Kanë përfunduar takimet e radhës dhe të fundit për javën e dytë në Champions League. Në “Olimpico”, Roma dhe Real Madrid dhuruan spektakël, ku në fund madrilenët fituan 3-4. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me Marten de Roon në minutën e 20-të, i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca. Kylian Mbappe i kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë në minutën e 25-të, me një supergol po ashtu nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Roma e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Roma e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Donyell Malen, pas asistit të Rodrigo Mora, në minutën e 51-të. Në minutën e 58-të, ishte sërish Malen që gjeti golin e dytë...