Përmbysje e çmendur e Interit kundër Napolit, nga 0-2 e mbyllin rezultatin e ndeshjes në 3-2

Përmbysje e çmendur e Interit kundër Napolit, nga 0-2 e mbyllin rezultatin e ndeshjes në 3-2

Interi ka regjistruar një fitore spektakolare 3-2 ndaj Napolit në San Siro, në një nga ndeshjet më emocionuese të javës së tretë të Serie A. Zikaltërit u gjendën në disavantazh të dyfishtë, por treguan karakter të madh për të përmbysur gjithçka në pjesën e dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Napoli shpërtheu në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 50-të, Matteo Politano kaloi napolitanët në avantazh, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Rasmus Højlund dyfishoi shifrat pas asistimit të Giovanni Di Lorenzos. Interi reagoi menjëherë dhe në minutën e 56-të Lautaro Martinez ngushtoi diferencën, duke rikthyer shpresën te vendasit. Presioni i Interit vazhdoi dhe në...