Përmbyset një anije në afërsi të Xhibutit, OKB: 139 emigrantë të vdekur dhe 84 të zhdukur –

Përmbyset një anije në afërsi të Xhibutit, OKB: 139 emigrantë të vdekur dhe 84 të zhdukur –

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së ka bërë me dije se 139 emigrantë humbën jetën pasi një varkë u përmbys në brigjet e Xhibutit më herët këtë javë. Gjithashtu shtoi se 84 të tjerë ende rezultojnë të zhdukur. Anija mbante 305 persona nga Xhibuti në Jemen kur u mbyt pranë Guhere, në veri të qytetit të Obock, sipas IOM-it. Incidenti ndodhi natën e 8-9 tetorit. Numri i të vdekurve u rrit nga 109 pasi u gjetën 30 trupa të tjerë. Midis 109 trupave të gjetur fillimisht, 52 ishin burra, 42 ishin gra dhe 15 ishin fëmijë, përfshirë nëntë vajza dhe gjashtë djem, tha IOM në një deklaratë të mëparshme, duke shtuar se më shumë se 80 persona kishin mbijetuar nga mbytja e anijes – të...