Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi! Pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar. Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit. Top Channel