Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
👁5263
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, si pasojë e përmbysjes së një automjeti janë plagosur tre persona. Bëhet e ditur se mes të plagosurve janë një grua dhe dy fëmijët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Pritet që policia të sqarojë rrethanat e aksidentit.