Përmbyllet me sukses edicioni i parë i kursit për “Drejtor Teknik” të Akademisë, shpërndahen diplomat

Përmbyllet me sukses edicioni i parë i kursit për “Drejtor Teknik” të Akademisë, shpërndahen diplomat

Edicioni i parë i kursit për “Drejtor Teknik” të Akademisë u përmbyll me sukses këtë të premte në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, përmes një ceremonie të organizuar nga Federata e Futbollit. Kursi nisi më 2 qershor 2024 dhe u zhvillua në 10 periudha të ndryshme kohore. Në përfundim të tij, 17 pjesëmarrësit u pajisën me diplomat përkatëse, duke përmbyllur kështu një rrugëtim të rëndësishëm drejt përgatitjes së mëtejshme profesionale. Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë jo vetëm nga lektorë shqiptare, por edhe nga të huaj me eksperiencë në këtë fushë, si Roberto Samaden, Stefano Bonacorso, Maurizio Viscidi...
Burimi: Sportiim.al