Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Një përleshje fizike ka shpërthyer në lagjen Konjarnik të Beogradit mes mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe qytetarëve që mbështesin Listën Studentore. Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vojislav Iliç” dhe “Ustaniçka”, ku po zhvilloheshin paralelisht dy tubime të ndara. Sipas Nova.rs, mbështetësit e partisë në pushtet mbërritën në vendngjarje para qytetarëve të nismës “Zbor Konjarnik”. Situata u përshkallëzua pasi një protestuese që mbështeste Listën Studentore i mori një flamur një prej mbështetësve të SNS-së. Më pas, disa persona iu vërsulën asaj. Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur nga Valeva, u bënte thirrje mbështetësve të tij të mos përfshiheshin në përballje me simpatizantët e Listës Studentore. Pas disa orësh tensioni, tubimi përfundoi me largimin e qytetarëve të...