Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përleshje mes vajzave në Korçë, një e plagosur/ Dyshohet se sherri lidhet me një faqe denigruese në Instagram
👁13760
Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave është regjistruar pasditen e sotme pranë një lokali në bulevardin “Republika” në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur si një debat verbal por ka degjeneruar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe shishe qelqi. Reporterja e Syri TV në Korçë, bën të ditur se si pasojë e përleshjes ka mbetur e dëmtuar shtetasja P. M., e cila është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Burime jozyrtare bëjnë me dije se P. M., është e njohur në rrjetet sociale si një prej administratoreve të një faqeje në Instagram, e...