Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë
Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Detar Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit. Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit detar të Vlorës duke filluar nga ora 16:00 e ditës kësaj të mërkure, 11 nëntor, deri në orën 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor, është ndaluar lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës si dhe në det të hapur. Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se pritet erë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m/s dhe dallgë me lartësi nga 2 deri në 4.5 metra. Për të shmangur çdo rrezik apo situatë emergjente,...
Burimi:
kohajone.com