Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit
Reforma spitalore dhe modernizimi i infrastrukturës shëndetësore në të gjithë vendin mbeten prioritete të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Përmes projektbuxhetit 2027, parashikohen 32.2 miliardë lekë për financimin e shërbimit spitalor, me synimin për të trajtuar rreth 370 mijë pacientë në 5 spitale terciare, 12 spitale rajonale dhe 23 spitale bashkiake. Reforma synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe forcimin e menaxhimit spitalor, rritjen e eficiencës dhe garantimin e shërbimeve më cilësore e më pranë qytetarëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal Korçë, theksoi se investimet në sistemin spitalor duhet të përkthehen në rezultate konkrete për pacientët. “Shëndetësia nuk matet vetëm me investimet që bëhen, por mbi të gjitha me shërbimin që merr qytetari kur ka...
Burimi:
kohajone.com