Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtuesja aktuale e BKH-së nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj dhe për pasojë është përjashtuar nga e drejta për rikandidim. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë SPAK, përmes një përgjigje të shkurtër për mediat. “Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi...
Burimi: Gijotina.com