Përjashtohen me nga 60 ditë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, hodhën shishe me ujë dhe vezë në Kuvend
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 60 ditë Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun, pasi hodhën vezë dhe shishe me ujë në Kuvend në seancën e fundit parlamentare ku u miratua reforma e re territoriale.Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e dy deputetëve demokratë për dy muaj nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.Demokratët e kundërshtuan vendimin si të paligjshëm, ndërsa vetë Klevis Balliu tha se këtë vendim do të ankimojnë.“E gjithë kjo ndodh me urdhër të Edi Ramës. Nuk ka asnjë nen në rregulloren e parlamentit që të përjashtohen deputetët për dy muaj. Është hera e parë në historinë e botës që morëm vesh se veza është lëndë piroteknike, nuk e bën pula. Ne mund të jemi gabim, po sa të rrosh do mësosh....
Burimi:
sarandanews.com