Përgjimet, kontrolli i telefonave dhe kufizimet për publikimin e dosjeve, Rama për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk zbutet lufta kundër krimit e korrupsionit (E PLOTË)
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të përfshira në Paketën e Re të Garancive Procedurale, e cila prek rreth një të pestën e Kodit dhe përmban 105 nene. Sipas Ramës, për hartimin e paketës janë angazhuar 19 akademikë dhe magjistratë nga Italia, Franca dhe Holanda, së bashku me ekspertët e Këshillit të Europës, me mbështetjen e ministrive të Drejtësisë të Italisë dhe Francës. Sekretariati teknik shqiptar, sipas kryeminsitrit, ka bërë koordinimin e punës. Sipas paketës së prezantuar nga kryeministri Edi Rama, për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të caktohet arrest në burg, ndërsa prokurori do të ketë detyrimin të hetojë edhe rrethanat që e shfajësojnë ose favorizojnë personin. Ndryshimet prekin edhe kontrollin e telefonave dhe përgjimet....
Burimi:
javanews.al