Berisha fton kundërshtarët e PD-së: Ta përcjellim në banesën e turpit Ramën

Berisha fton kundërshtarët e PD-së: Ta përcjellim në banesën e turpit Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë politik në prag të zgjedhjeve lokale të 9 majit. Ai deklaroi se synimi është përfshirja e të gjitha forcave politike, grupeve të interesit dhe faktorëve që kundërshtojnë qeverisjen e Edi Ramës, pa kërkuar që ata të heqin dorë nga identiteti i tyre politik. I pyetur nga gazetarët nëse kanë nisur kontaktet për krijimin e këtij koalicioni, Berisha u shpreh se bëhet fjalë për një model bashkëpunimi ndryshe nga aleancat e mëparshme politike. Sipas tij, në këtë bashkim mund të përfshihen edhe forca që kanë qëndrime kritike ndaj vetë Partisë Demokratike. Kreu i PD-së theksoi se nuk do të përjashtohet asnjë faktor që e konsideron...