Berisha kritikon qeverinë: 930 milionë euro për administratën, pensionistët mbeten në fund të listës

Berisha kritikon qeverinë: 930 milionë euro për administratën, pensionistët mbeten në fund të listës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar kritikat ndaj qeverisë për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit të vitit 2027, duke e cilësuar atë si një skemë që favorizon shpenzimet e administratës dhe lë në plan të dytë pensionistët. Berisha kundërshtoi pretendimin e qeverisë se bëhet fjalë për buxhetin më të madh në histori, duke argumentuar se shifrat ndryshojnë ndjeshëm nëse llogariten me kurset e mëparshme të këmbimit. Sipas tij, buxheti prej 10 miliardë eurosh do të kishte një vlerë prej 5.5 miliardë eurosh me kursin e vitit 2013 dhe 6.5 miliardë eurosh me kursin e vitit 2015. Kreu i PD-së u ndal veçanërisht te fondi për pensionistët, për të cilin pretendon se janë parashikuar vetëm 300 deri në 350 milionë euro, ndërsa kërkoi që...