No Image Available

Balluku mbi ligjin? Debati në “Skenë Krimi” për ‘duart e lidhura’ të SPAK-ut

A po i mban peng imuniteti hetimet ndaj Belinda Ballukut? Pse SPAK nuk iu drejtua për herë të dytë Kuvendit dhe a mund të kërkonte një autorizim të ri? Kjo ishte një nga përplasjet më të forta të diskutimit në emisionin “Skenë Krimi” në NTV. Ish-prokurori dhe avokati Ervin Karanxha shpjegoi se për këtë çështje ekzistojnë dy interpretime juridike. Sipas njërës linjë, zgjerimi i hetimeve nuk përbën automatikisht një rrethanë të re që justifikon një kërkesë të dytë në Kuvend. Ndërsa interpretimi tjetër mbështet mundësinë që provat dhe akuzat e reja të shërbejnë si bazë për të kërkuar një rivlerësim të autorizimit. Por Shemsi Prençi kishte një tjetër qëndrim. Ai argumentoi se SPAK duhej t’ia kalonte sërish përgjegjësinë Kuvendit, në mënyrë që të ishte ky...