Zbardhet sherri në burgun e Reçit. Plagoset një i dënuar, arrestohet një tjetër. Zbulohet telefon në qeli

Zbardhet sherri në burgun e Reçit. Plagoset një i dënuar, arrestohet një tjetër. Zbulohet telefon në qeli

Policia ka dalë me njoftim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në burgun e Shkodrës, ku të dënuarit u përfshinë në një konflikt. Sipas AMP, dy të dënuarit Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi kanë dhunuar një tjetër të dënuar të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në fytyrë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomat e personave të përfshirë në konflikt, në dhomën e Ogiçit është gjetur edhe një aparat celular, send i ndaluar në ambientet e burgut. Njoftimi i policisë:Në datë 18.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, të parashikuara nga nenet 89, 22...