Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka komentuar përgjimet e reja të Ergys Agasit. Në ato përgjime, Agasi, gjatë një bisede me dy izraelitë, thotë ndër të tjera se drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin, e ka shoqe të ngushtë. Alizoti i bëri këto deklarata në emisionin Zonë e Lirë. Ai u shpreh se ajo që dëgjohet në përgjime është e tmerrshme dhe tregon se shteti është vënë në gjunjë. Sipas deputetit demokrat, është skandaloze që shefja e shërbimit sekret të jetë, siç u shpreh ai, “e kapur” nga një i fortë. Alizoti theksoi se një situatë e tillë në një shtet përbën hata. Ai e cilësoi si të papranueshme që drejtuesja e institucionit më të rëndësishëm për ruajtjen e sekreteve të jetë...