Përgjigje me tri fjalë “të thata”, Messi ngjall dyshime për të ardhmen e tij

Përgjigje me tri fjalë “të thata”, Messi ngjall dyshime për të ardhmen e tij

20 Maj 2025 9:48 Alfred Lleshi Leo Messi ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij, pas kësaj deklarate shumë të shkurtër dhe të paqartë, bërë mbas humbjes së thellë që Inter Miami pësoi ndaj Orlando City. Pas ndeshjes, një gazetar i MLS e pyeti kapitenin argjentinas nëse do të vazhdojë me ekipin e Javier Mascherano, pasi kontrata e tij skadon në dhjetor të këtij viti, 2025. Përgjigjja e Messit ishte sa e shkurtër, aq edhe shqetësuese për tifozët. “Nuk di asgjë”, – tha ai me një buzëqeshje të lehtë, përpara se të largohej shpejt drejt dhomave të...
Burimi: Telesport.al