Përgjigja Malcolmit, për teoritë serbe për shqiptarët e Kosovës

Përgjigja Malcolmit, për teoritë serbe për shqiptarët e Kosovës

Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit)Përktheu: Daut Dauti A është e vërtetë që shqiptarët në Kosovë nuk janë shqiptarë, por janë pasardhës të serbëve të shqiptarizuar? Pretendimi: Deri në mesin e shekullin XVIII, Kosova dhe Metohia ka qenë rajon homogjen me shumicë serbe. Megjithatë, në dekadat e para të shekullit XVIII, shqiptarët filluan të zbritnin në mënyrë masive nga malet në rajonet e kultivuara të Kosovës dhe Metohisë … Disa nga këta shqiptarë erdhën si katolikë dhe u konvertuan në myslimanë në Kosovë dhe Metohi. Ekzistojnë shënime edhe sot se si dhe kur fshatra të tëra të rajonit të Kosovës e Metohisë u uzurpuan nga shqiptarët, kurse popullata ortodokse serbe që jetonte...