“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave
Qeveria shqiptare ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave të fundit, duke theksuar se përgjegjësia për çdo shkelje ligjore është vetëm individuale, si për protestuesit ashtu edhe për efektivët e policisë që tejkalojnë kompetencat. Në një përgjigje drejtuar platformës “Shteg.org”, Zyra e Shtypit e Kryeministrisë deklaroi se me më shumë se 180 episode të denoncuara në kallëzimin penal të dorëzuar në SPAK duhet të merren organet kompetente të drejtësisë, mbi bazën e provave dhe pa asnjë ndërhyrje politike. Kjo përgjigje vjen pas kallëzimit penal të dorëzuar dy ditë më parë nga Qendra Res Publica — në emër të një grupi avokatësh, qytetarësh dhe organizatash — i cili kërkon hetimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Ervin Demo...
Burimi:
javanews.al