Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfundon telenovela, futbollisti më në fund në Londër
Viktor Gyokeres do të jetë shumë shpejt një lojtar i Arsenalit. Sulmuesi, i cili shënoi 54 gola në 52 ndeshje vetëm sezonin e kaluar, po largohet përfundimisht nga Sportingu i Lisbonës, siç e kishte dëshiruar prej kohësh, për t’u bashkuar me skuadrën e Michel Artetës. Tani që klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij, pas disa mosmarrëveshjeve mbi tarifat dhe bonuset, fundi i sagës është në horizont. Viktor Gyokeres, siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, iu nënshtrua sot vizitave mjekësore me Arsenalin, pasi arritjes së akordit prej 63.5 milionë funtesh (afërsisht 72 milionë euro) me Sporting. Pasi sulmuesi...