Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon takimi i partive politike me Osmanin, zbardhen datat e propozuara për zgjedhjet lokale në Kosovë
👁3950
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimin me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Presidenca ka bërë të ditur se Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, ndërsa në ditët në vijim do të caktohet data e zgjedhjeve. “Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe...