Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit, Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës. “Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve,” tha ambasadori Gonzato, duke theksuar se Bashkimi Europian ka besim të plotë te misioni i ODIHR-it, i cili po monitoron nga afër zgjedhjet e 11 majit. Ai rikujtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave për anëtarësim” dhe se Prokuroria e Posaçme (SPAK)...
Burimi: Opinion.al