Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon takimi diplomatik me Teheranin! Evropa: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore
Takimi mes ministrave të Jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë ka përfunduar, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet mes Iranit dhe Izraelit. Pas përfundimit të bisedimeve, zyrtarët evropianë dhanë deklarata të shkurtra për mediat, duke theksuar rëndësinë e dialogut në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, u shpreh se përshkallëzimi në rajon “nuk i shërben askujt” dhe për këtë arsye “duhet të mbajmë kanalet e komunikimit të hapura”. Ajo shtoi se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë jo vetëm çështjen bërthamore, por edhe temat më të gjera që prekin...