Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate
Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës. Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që fillon në shtator. Pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të hedhë në sistem edhe procesverbalet e fundit, për t’u njohur me rezultatin përfundimtar. Me përditësimet e deritanishme, Arian Ndojës i janë hequr 88 vota nga kutitë brenda vendit, teksa i janë shtuar 3 vota nga...