Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, Madrita Bardho fiton me 10 vota më shumë

Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, Madrita Bardho fiton me 10 vota më shumë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve. Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS. Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.
Burimi: Javanews.al