Përfundon protesta e 122-të, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Rama jepe dorëheqjen!

Përfundon protesta e 122-të, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Rama jepe dorëheqjen!

Pas disa orësh protestë dhe marshim në rrugët e Tiranës, është mbyllur protesta e 122-të kundër qeverisë. Protestuesit kanë vijuar marshimin edhe pas fjalimeve para Kryeministrisë, duke ndalur në disa prej pikave të kryeqytetit dhe duke përsëritur mesazhet e tyre kundër qeverisë. Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar të bëjnë thirrje për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit kanë deklaruar se nuk do të ndalen dhe se do të rikthehen sërish në protestë. Tubimi i sotëm shënon ditën e 122-të të protestave, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tyre edhe në ditët e ardhshme.