Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

Procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar ka përfunduar. Si në shumë qarqe të vendit, edhe në Skrapar ka kryesuar Partia Socialiste. Kjo e fundit ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota, raporton gazetarja Anila Sefa. Në hartën e qarkut Berat, nga rezultatet e deritanishme duket se socialistët po mbizotërojnë. Ndërkohë që numërimi vazhdon, Partia Socialiste në këtë qark ka arritur të fitojë deri më tani rreth 59.86%, ndërsa Partia Demokratike 29.39%.
Burimi: Opinion.al