Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Prishtinë
Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë. Në një deklaratë pas takimit, Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar votim të fshehtë dhe se Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike.Sipas tij LDK ka shprehur gatishmëri për konsensus, por Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, madje...