Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, kryeministri largohet nga “Vila e Kuqe”

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, kryeministri largohet nga “Vila e Kuqe”

Pas disa orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave dhe drejtuesve politikë. Pas përfundimit, kryeministri Edi Rama u largua nga “Vila e Kuqe”. Paraprakisht, mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë “Besa”. Takimine parë për vetëm 15 minuta, Rama e zhvilloi me zv.ministrat. Burime bënë me dije se një zv.ministër nga çdo ministri është caktuar përgjegjës për orën e pranisë besnike, pra do të kenë një takim një herë në javë me qytetarët për tu njohur me problematikat e qytetarëve.