Përfundojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për ‘shpërdorim detyre’

Përfundojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për ‘shpërdorim detyre’

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për tre vepra penale. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ata akuzohen për veprat penale ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, ish-presidenti ka kryer veprime duke paguar dhe shpërdoruar fondet e Urdhrit të Stomatologut, pa justifikimet përkatëse si dhe në raste të caktuara ka tjetërsuar fonde në forma biletash apo pagesash fiktive në favor të familjarëve të tij apo të të tretëve. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit N.D. dhe A.G. për veprat penale ‘Vjedhje...