Përfundojnë dy rrjetet vaditëse në lumin Mat, përfitojnë mbi 8,500 hektarë tokë në Kurbin dhe Lezhë

Përfundojnë dy rrjetet vaditëse në lumin Mat, përfitojnë mbi 8,500 hektarë tokë në Kurbin dhe Lezhë

Janë përfunduar dhe vënë në funksion dy nga veprat më të rëndësishme të ujitjes në lumin Mat, të cilat pritet të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e bujqësisë në veri të vendit. Bëhet fjalë për rrjetet ujitëse Mat–Kurbin dhe Mat–Lezhë, të cilat tashmë janë në fazën finale të kolaudimit. Rrjeti Mat–Kurbin mbulon rreth 4,500 hektarë tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa Mat–Lezhë garanton furnizimin me ujë për 4,000 hektarë në zonën e Lezhës.
Burimi: Sot.com.al